Moti të enjten në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.
Pjesa më e madhe e territorit do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë ditës mund të shfaqen vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 36°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
