Super Cikloni Amphan, ka përfshirë Indinë dhe Bagladeshin, ku si pasojë 12 persona kanë humbur jetën.
Sipas njoftimeve të mediave të huaja, të gjitha vdekjet e raportuara janë në rajonin Bengal, e cila shtrihet në pjesën lindore të Indisë.
Autoritetet njoftuan se në mesin e viktimave, është dhe një vajzë në rajonin Howrah, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e banesës ku jetonte.
Dipankar Datta, drejtor i organizatës Oxfam në Bangladesh, ka thënë për CNN se mijëra shtëpi në Bangladesh janë shkatërruar për shkak të ciklonit.
Datta shtoi se nuk pret që stuhia të godasë zonën e kampit të refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazaar.
Bangladeshi ka evakuuar 2.4 milion banorë në strehimore, ndërkaq 650,000 njerëz të tjerë janë evakuuar nga shtetet indiane të Odysseus dhe Bengal Perëndimor./Motilokal.com










