Moti të mërkurën në Shqipëri pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta. Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, ndërsa vranësira të lehta kalimtare mund të shfaqen kryesisht në zonat malore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21°C deri në 36°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
