Moti të martën në Kosovë do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa zona malore nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
