Njohësi i emergjencave: Këto mjete duhet t’i ketë çdo familje dhe biznes për raste fatkeqësish

Njohësi i emergjencave: Këto mjete duhet t’i ketë çdo familje dhe biznes për raste fatkeqësish

Njohësi i emergjencave civile, Lorik Lipoveci, ka bërë thirrje që çdo familje, biznes dhe institucion të ketë pajisjet bazë për përballimin e fatkeqësive të mundshme.

Sipas tij, disa nga mjetet elementare të mbrojtjes dhe reagimit në raste emergjente janë:

Kuti e ndihmës së parë – të vendosur në një vend të përshtatshëm dhe lehtësisht të qasshëm në rast nevoje;

Llambë dore me bateri – për situata kur mungon energjia elektrike;

Ujë i pijshëm rezervë – të paktën 3 litra ujë për person;

Numri unik i emergjencës 112 – të jetë i shkruar dhe i njohur nga të gjithë;

Zjarrfikëse e vogël – veçanërisht e nevojshme për lokale, markete, banesa dhe hapësira të tjera.

Përgatitja paraprake mund të jetë vendimtare për mbrojtjen e jetës dhe minimizimin e dëmeve në raste fatkeqësish.

/Motilokal.com