Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar grumbullime të mëdha uji në disa pjesë të aksit rrugor Ferizaj–Shkup, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve.
Uji i mbledhur në rrugë ka penguar lëvizjen normale të mjeteve, ndërsa disa kamionë dhe automjete të rënda janë përballur me vështirësi gjatë kalimit në zonat e prekura nga përmbytjet.
Pamjet nga terreni tregojnë se një pjesë e rrugës është mbuluar nga uji, duke shkaktuar ngadalësim të trafikut dhe vonesa për drejtuesit e automjeteve.
Shoferëve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe, nëse është e mundur, të përdorin rrugë alternative deri në përmirësimin e gjendjes dhe ndërhyrjen e ekipeve përgjegjëse.
/Motilokal.com
