Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë Prizrenin gjatë pasdites së së hënës kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në disa pjesë të qytetit.
Një nga zonat e prekura është ura pranë Parkut të Qytetit, ku niveli i ujit është rritur duke mbuluar pjesë të saj dhe duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se reshjet e vazhdueshme kanë krijuar vështirësi në lëvizje, ndërsa qytetarët janë bërë thirrje të kenë kujdes dhe të shmangin zonat ku ka prezencë të madhe të ujit.
Ekipet përgjegjëse pritet të ndërhyjnë për vlerësimin e gjendjes dhe marrjen e masave të nevojshme, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
/Motilokal.com
