Reshjet e dendura shkaktojnë vështirësi në Prizren, një furgon mbetet i bllokuar nga uji

Reshjet e dendura shkaktojnë vështirësi në Prizren, një furgon mbetet i bllokuar nga uji

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë sot Prizrenin kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Një furgon ka mbetur i bllokuar në rrugën “Turgut Ozal”, pasi grumbullimi i ujit në këtë pjesë të rrugës ka bërë të pamundur vazhdimin e lëvizjes së tij.

Sipas raportimeve nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti ka mbetur i ngecur për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Situata e krijuar nga reshjet ka ndikuar në qarkullimin në disa akse rrugore, ndërsa qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes.

Ekipet kompetente janë në gatishmëri për të ndërhyrë në zonat e prekura dhe për të ndihmuar në rikthimin e normalitetit në komunikacion.

/Motilokal.com