Ja si pritet të jetë moti në Maqedoninë e Veriut në fillim të javës

Ja si pritet të jetë moti në Maqedoninë e Veriut në fillim të javës

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut parashihet pjesërisht me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me erëra të forta (mbi 60 km/orë), shkarkime elektrike dhe breshër të izoluar.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale të lehta deri mesatare.

Të mërkurën parashikohet mot me diell e vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu.

/Motilokal.com