Java do të nisë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë. Sipas të dhënave të parashikimit, dita e hënë do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh që në orët e hershme të mëngjesit.
Të martën moti do të stabilizohet, me mbizotërim të diellit gjatë pjesës më të madhe të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare dhe nuk parashikohen reshje.
Edhe të mërkurën pritet mot kryesisht me diell dhe temperatura më të larta.

/Motilokal.com
