Njihuni me motin që pritet të mbajë të premten në Kosovë

Njihuni me motin që pritet të mbajë të premten në Kosovë

Të premten, një masë e ftohtë ajrore do të ndikojë në ndryshimin e kushteve atmosferike, duke sjellë rritje të paqëndrueshmërisë së motit në vend. Reshje lokale shiu mund të paraqiten që në orët e para të mëngjesit në disa zona të Kosovës, ndërsa gjatë pasdites priten zhvillime më të theksuara me mundësi për rrebeshe të shkurtra dhe shkarkime elektrike.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 18°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com