Njihuni me motin që pritet të mbajë të enjten në Kosovë

Njihuni me motin që pritet të mbajë të enjten në Kosovë

Gjatë ditës së enjte vendi pritet të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm. Do të dominojnë intervalet me diell, ndërsa në disa zona mund të ketë kalime të vranësirave të pakta lokale.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com