Stuhi të forta priten në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit apelon për kujdes në rrugë

Stuhi të forta priten në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit apelon për kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për përkeqësim të kushteve atmosferike më 22 korrik 2026.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj dite në të gjithë territorin e Kosovës priten stuhi me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të cilat mund të ndikojnë edhe në qarkullimin rrugor.

Gjatë periudhave të stuhisë:

  • Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme;
  • Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt;
  • Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen;
  • Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur;
  • Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të paraqitet në infrastrukturën rrugore.

Siguria juaj është prioritet. Ju lutemi, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive.


/Motilokal.com