Stuhia shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente dalin në terren

Stuhia shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente dalin në terren

Komuna e Rahovecit është përfshirë sot nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta, e cila ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa lokalitete të tjera të komunës.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me ekipet emergjente, ka dalë në terren dhe po punon për vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe rikthimin e gjendjes normale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke kërkuar që të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të dëmtuara, si dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.

Komuna e Rahovecit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj situate.

/Motilokal.com