Moti në Shqipëri gjatë ditës së mërkurë pritet të nisë me vranësira, të cilat gradualisht do të pësojnë shpërndarje pas orëve të mëngjesit.
Reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen që në orët e para të ditës, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në disa zona të izoluara nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër.
Gjatë ditës, reshjet do të mbeten të kufizuara kryesisht në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin dhe stabilizim gradual i motit.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 32°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
