Erërat e forta shkaktojnë dëme, KEDS angazhon ekipet për rikthimin e energjisë

Erërat e forta shkaktojnë dëme, KEDS angazhon ekipet për rikthimin e energjisë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në terren për të përballuar pasojat e shkaktuara nga kushtet e jashtëzakonshme atmosferike.

Sipas KEDS-it, ekipet teknike po punojnë me intensitet të shtuar për sanimin e dëmeve në rrjetin elektrik dhe për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonat më të prekura nga moti i rënduar.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin, duke theksuar se puna në terren do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.


/Motilokal.com