Paralajmërim moti: Pasdite priten zhvillime të fuqishme atmosferike

Paralajmërim moti: Pasdite priten zhvillime të fuqishme atmosferike

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, moti pritet të bëhet dukshëm më i paqëndrueshëm.

Vranësirat do të zhvillohen fuqishëm, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullima dhe mundësi për breshër.

Në disa zona priten edhe shtrëngata të fuqishme, me reshje intensive për periudha të shkurtra, erëra të forta lokale dhe shkarkesa të dendura atmosferike.


Stuhitë do të kenë karakter lokal, ndaj jo çdo zonë do të përfshihet, por aty ku zhvillohen mund të jenë mjaft intensive dhe të shkaktojnë vështirësi të përkohshme.

Rekomandohet kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, veçanërisht gjatë lëvizjeve dhe aktiviteteve në ambiente të hapura.

/Motilokal.com