Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka apeluar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura ekstreme, duke theksuar se i nxehti i madh nuk është vetëm i pakëndshëm, por mund të përbëjë rrezik serioz për shëndetin.
Sipas ISHP-së, ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë dehidratim, çrregullime neurologjike, goditje nga i nxehti, si dhe mosfunksionim të veshkave.
Për të shmangur pasojat, qytetarëve u rekomandohet të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Instituti i Shëndetit Publik fton qytetarët të informohen, të mbrohen nga efektet e temperaturave të larta dhe ta shpërndajnë këtë mesazh për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet.
/Motilokal.com
