Njihuni me kushtet atmosferike për të martën në Kosovë

Njihuni me kushtet atmosferike për të martën në Kosovë

Dita e martë do të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, në disa zona të vendit priten zhvillime të vranësirave të dendura, të cilat mund të sjellin reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet do të jenë të shpërndara dhe me karakter lokal, ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të ketë alternime mes intervaleve të kthjellëta dhe vranësirave.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com