Stuhia me breshër shkakton dëme të mëdha në bujqësi në Istog

Stuhia me breshër shkakton dëme të mëdha në bujqësi në Istog

Stuhia e fuqishme e shoqëruar me breshër, e cila goditi pasditen e sotme Komunën e Istogut, ka lënë pasoja të rënda në sektorin e bujqësisë. Dhjetëra fermerë janë prekur, duke pësuar dëme të konsiderueshme në kulturat e tyre bujqësore.

Siç shihet edhe në videot dhe fotografitë e publikuara, një pjesë e madhe e sipërfaqeve të mbjella është shkatërruar nga breshëri, duke dëmtuar rëndë prodhimet që ndodheshin në fazën e pjekjes dhe të korrjes.

Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha dhe se brenda pak minutash u shkatërrua mundi dhe investimi i bërë gjatë gjithë sezonit. Ata kërkojnë që institucionet kompetente të dalin në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për mbështetjen e të prekurve.


/Motilokal.com