Temperaturat e larta që po mbizotërojnë mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë ditëve të nxehta dhe të zbatojnë rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës.

Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të kujdesen veçanërisht për personat më të rrezikuar.
IKSHPK apelon që secili të kujdeset për veten dhe të afërmit, në mënyrë që të reduktohen pasojat e mundshme nga temperaturat ekstreme.
/Motilokal.com
