Moti të shtunën në Maqedoni parashikohet me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 23°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 36°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
