IKSHPK apelon për kujdes ndaj helmimeve nga ushqimi gjatë verës

IKSHPK apelon për kujdes ndaj helmimeve nga ushqimi gjatë verës

Helmimet nga ushqimi janë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë, kur temperaturat e larta favorizojnë shumimin e baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm. Për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të familjes, është e rëndësishme të respektohen rregullat bazë të higjienës gjatë përgatitjes, ruajtjes dhe konsumimit të ushqimit. Duke ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mund të zvogëlohet ndjeshëm rreziku i helmimeve ushqimore dhe të parandalohet përhapja e sëmundjeve që transmetohen përmes ushqimit.


/Motilokal.com