IKSHPK me këshilla për qytetarët: Si të mbroheni nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për qytetarët: Si të mbroheni nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa këshilla për qytetarët për të reduktuar rrezikun nga temperaturat e ngritura dhe për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë më të sigurt.

IKSHPK rekomandon që gjatë periudhave me temperatura të larta qytetarët të kujdesen për hidratimin e trupit, të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të marrin masa për të mbajtur ambientet sa më të freskëta.


/Motilokal.com