Moti gjatë ditës së enjte në Shqipëri pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe dominim të diellit në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen herë pas here kryesisht përgjatë zonave malore në veri dhe lindje të vendit, ndërsa në këto zona nuk përjashtohen edhe reshje të dobëta shiu, kryesisht në formën e pikave.
Pjesa tjetër e vendit do të vijojë me mot më të qetë, me temperatura dhe kushte të favorshme atmosferike gjatë orëve të ditës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 36°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
