Njihuni me parashikimin e motit për të mërkurën në Kosovë

Njihuni me parashikimin e motit për të mërkurën në Kosovë

Dita e mërkurë në Kosovë do të nisë me mot të ngrohtë dhe intervale të gjata me diell, por situata atmosferike pritet të ndryshojë gjatë pasdites. Shtimi i vranësirave do të krijojë kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të cilat në disa zona mund të sjellin riga shiu, shtrëngata lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com