Fillimi i javës në Shqipëri, ja çfarë moti pritet të mbajë

Fillimi i javës në Shqipëri, ja çfarë moti pritet të mbajë

Java nis me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Të hënën, Ultësira Perëndimore do të dominohet nga moti me diell, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta, të cilat herë pas here mund të bëhen mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës. Më pas, moti do të kthjellohet sërish. Në zonat malore të lindjes nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash.

Të martën, moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell në pjesën më të madhe të vendit dhe temperatura të larta, duke sjellë një ditë tipike vere.

Edhe e mërkura pritet të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, duke favorizuar kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin.

/Motilokal.com