Dita e shtunë në Kosovë parashihet me diell dhe nxehtë, e kalime të herëpashershme të vranësirave.
Sipas parashikimeve meteorologjike, nuk priten ndryshime të mëdha të kushteve atmosferike, ndërsa moti do të mbetet i qetë dhe i favorshëm për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
