Si do të jetë moti të premten në Kosovë? Mësoni detajet

Si do të jetë moti të premten në Kosovë? Mësoni detajet

Dita e premte në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nuk priten ndryshime të mëdha të kushteve atmosferike, ndërsa moti do të mbetet i qetë dhe i favorshëm për aktivitete në natyrë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 26°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com