Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të rezervuarëve kryesorë të ujit, duke njoftuar se liqenet e Batllavës dhe Badovcit vazhdojnë të jenë afër nivelit maksimal të mbushjes.
Sipas të dhënave të fundit, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur kuotën maksimale të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badovcit i mungojnë 1.90 metra deri në nivelin maksimal.
KRU “Prishtina” ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë të tregojnë kujdes në përdorimin e ujit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e burimeve ujore.
“T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në apelin e kompanisë.
/Motilokal.com


