Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët rrezikojnë shtëpitë

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët rrezikojnë shtëpitë

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, duke djegur sipërfaqe me bar të thatë.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në arat përreth.

Komandanti i njësisë në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se, për shkak të erërave të forta që po fryjnë në zonë, ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në afërsi të zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

“Lusim qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në afërsi të zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Shpresojmë që me angazhimin maksimal të ekipeve tona, zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt”, shkroi mes tjerash Jakupi në Facebook.


/Motilokal.com