Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të shtunën në Kosovë

Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të shtunën në Kosovë

Dita e shtunë në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar herë pas here me vranësira të shpërndara. Gjatë ditës pritet erë mesatare, e cila herë pas here do të jetë e fortë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com