Vala e paprecedentë e të nxehtit e javës së kaluar shkaktoi rreth 480 vdekje shtesë në Holandë, thanë autoritetet shëndetësore holandeze të enjten.
Vdekjet shtesë në javën e 22-28 qershorit ishin kryesisht midis njerëzve mbi 80 vjeç.
Shumica e tyre u regjistruan në jug dhe lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta.
Gjatë valës së të nxehtit, në Holandë u shënuan rekorde të temperaturave për muajin qershor, duke arritur pothuajse 40 gradë Celsius.
Franca më parë raportoi të paktën një mijë vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit dhe tha se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë.
Shkencëtarët thanë se vala e të nxehtit, e cila filloi më 20 qershor, ishte më intensivja e regjistruar ndonjëherë në Evropë.
/Motilokal.com
