Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të premten në Shqipëri

Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të premten në Shqipëri

Të premten në Shqipëri pritet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në vijim të ditës, në pjesën më të madhe të territorit, moti pritet të përmirësohet duke u kthjelluar.

Reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen në shumë zona të vendit, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites, duke përjashtuar vijën bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes parashikohen reshje më intensive në formë shtrëngatash afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, në mënyrë të izoluar, edhe breshër.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 31°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com