Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të enjten në Shqipëri

Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të enjten në Shqipëri

Moti të enjten në Shqipëri pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë, të shoqëruara me shtrëngata të herëpashershme. Në pjesën tjetër të vendit reshjet mbeten të dobëta dhe më të izoluara.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 32°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com