Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të territorit të Ferizajt, me situatën më të rënduar në fshatrat Dardani dhe Zllatar.
Sipas Komunës së Ferizajt, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike ndodhen në terren dhe po punojnë me kapacitet të plotë për menaxhimin e situatës dhe tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga moti i keq.

Deri më tani janë evidentuar dëme në ekonomi familjare, kultura bujqësore, si dhe në infrastrukturën publike.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin në zonat e prekura deri në përmirësimin e situatës dhe përfundimin e ndërhyrjeve nga ekipet emergjente.
/Motilokal.com
