Të martën, në territorin e Shqipërisë, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Pas mesditës, kushtet atmosferike do të ndryshojnë gradualisht, duke sjellë vranësira të herëpashershme mesatare, të cilat në disa zona mund të bëhen edhe të dendura.
Në orët e pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore këto reshje mund të shoqërohen me shtrëngata të shkurtra dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë, në Ultësirën Perëndimore reshjet mbeten më të lehta dhe të izoluara, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të ketë kryesisht mot të thatë ose vetëm lagështi të përkohshme.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
