Nga sot fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar edhe për rregullat që duhet t;i ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.
Ahmeti bëri të ditur se në autobus do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe assesi s’do të lejohet hyrja pa maska.
Ky është njoftimi i plotë:
Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla:
– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20
– nuk lejohet me hy në autobus pa maska
– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë
Autobusët tonë janë gati
#mosdilnipamaska
P.S. Pr 1
/Motilokal.com
