Parashikimi i motit: Si do të jetë koha gjatë javës në Shqipëri

Parashikimi i motit: Si do të jetë koha gjatë javës në Shqipëri

Të hënën, mbi Shqipëri do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin gjatë orëve të paradites. Nga mesdita deri në pasdite pritet zhvillim i vranësirave të pakta kalimtare, ndërsa në mbrëmje moti do të rikthehet sërish i kthjellët në të gjithë vendin.

Edhe të martën pritet të vijojë mot i nxehtë dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites nuk përjashtohet mundësia për zhvillime lokale të vranësirave, të shoqëruara me rrebeshe afatshkurtra shiu në disa zona.

Moti të mërkurën do të mbetet kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Megjithatë, gjatë pasdites parashikohet mundësia e rrebesheve lokale të shiut, kryesisht në zonat malore.

/Motilokal.com