Të shtunën në territorin e Shqipërisë pritet mot i ndryshueshëm, me periudha kthjellimesh të alternuara me vranësira mesatare. Vranësirat do të jenë më të dukshme gjatë mesditës dhe orëve të pasdites, sidomos në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit.
Në këto zona, nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe të shkurtra shiu, të karakterit lokal, ndërsa në pjesën tjetër të territorit kushtet atmosferike mbeten kryesisht të thata. Në relievet malore mund të shfaqen edhe reshje të izoluara në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten gradualisht në të gjithë vendin, duke lënë hapësirë për stabilizim të kushteve atmosferike.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 29°C deri në 35°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
