Fillimi i javës mbetet me mot shumë të ngrohtë. Të martën dhe mërkurën priten erëra dhe shtrëngata me shi, ndërsa nga e mërkura edhe rënie të temperaturave.
Dita e hënë do të mbajë mot të ngrohtë, paradite pjesërisht me re ndërsa pasdite kryesisht me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të verilindjes.
E marta pritet mbajë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 28 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të juglindjes.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes. /Motilokal.com
