I nxehti afrikan ka përfshirë edhe Kosovën. Mot i nxehtë, me vranësira dhe diell do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.
Sot në orët e para të ditës do të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 31 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Dita e shtunë do të jetë mot me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 27 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes.
Edhe të dielën do të kemi mot me vranësira. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 31 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit./Motilokal.com
