Agjencia Europiane e Barnave ka paralajmëruar se në muajt e ardhshëm mund të ketë një ilaç të licencuar për të trajtuar koronavirusin e ri dhe se në fillim të vitit 2021, në rastin më të mirë, do të mund të miratohet vaksina.
Dr. Marco Cavaleri, i cili drejton departamentin rregullator të vaksinave të BE-së, tha gjatë një konference për shtyp se miratimi i një medikamenti që trajton COVID-19 mund të vijë përpara verës, teksa ka cituar disa teste klinike që janë ende në zhvillim e sipër.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, ne shohim mundësinë e marrjes së vaksinës në një vit”, tha Marco Cavaleri, kreu i ekipit për të gjetur vaksinën.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në Gjenevë ka paralajmëruar mundësinë që koronavirusi i ri të mbetet në dispozicion në botë për një kohë të gjatë pa vaksinë, pasi imuniteti global do të zgjasë me vite.
“Virusi mund të mos largohet kurrë”, thotë Dr. Michael Ryan.
Deri më tani dhjetëra vaksina po eksperimentohen në Kinë, Britani, Gjermani dhe SHBA. Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se mund të duhen 12 deri në 18 muaj për zbulimin e një vaksine efektive./Motilokal.com
