Moti për nesër në Kosovë

Moti për nesër në Kosovë

Dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe i qetë. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. / IHMK