Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se koronavirusi mundet edhe mos ikë kurrë si disa sëmundje të tjera.
Gjatë një konferencë për media në Gjenevë, Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, paralajmëroi të mërkurën se sëmundja mund të bashkohet me viruset që vrasin njerëz nëpër botë çdo vit.
"Ky virus thjesht mund të bëhet një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe ky virus nuk mund të shkojë kurrë. HIV nuk ka ikur", tha Ryan.
"Unë nuk po i krahasoj këto dy sëmundje, por mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realist. Nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket."
Më shumë se 4.3 milion raste të infektuar nga koronavirusi janë regjistruar në të gjithë botën, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins.
Ekipe të shumta shkencëtarësh në të gjithë botën aktualisht po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë të qëndrueshme kundër koronavirusit.
Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim – por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eliminuar, pavarësisht se ka vaksina për to.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se ishte ende e mundur për të kontrolluar virusin, me përpjekje.
“Trajektorja është në duart tona, dhe është biznesi i gjithkujt, dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të ndaluar këtë pandemi”, tha ai.
Epidemiologia i OBSH-së, Maria van Kerkhove, gjithashtu tha në konferencë: “Ne duhet të mendojmë se do të duhet ca kohë për të dalë nga kjo pandemi”./Motilokal.com
