Të shohësh një balenë është mjaft befasuese, por të shohësh një sipërfaqe të tërë vetëm pak metra larg - dhe kapja e tyre në kamera - është shkak për festë, ose në rastin e peshkatarit Brad Rich, të qeshura të pakontrolluara.
Amerikani Brad Rich ishte me një anije në brigjet Seward të Alaskës kur dëgjoi diçka afër saj, shkruan Daily Mail.
Ai mendoi se cili mund të ishte ai tingull dhe vendosi të nxirrte aparatin e tij dhe të regjistronte gjithë ngjarjen. Brad së pari filmoi një numër të madh pulëbardhash që fluturonin mbi det.
Pas një minutë xhirimi të tyre, ai ktheu kamerën në të majtë dhe arriti të kapë kurrizin e rreth 15 balenave që nxirrnin kokat nga uji. Brad nuk mund t’u besonte syve të tij.
Shikoni videon, e cila ka kapur shifrën e 19 milion shikimeve dhe është xhiruar pesë vjet më parë, por akoma vazhdon të shikohet./Motilokal.com
