Dita e mërkurë në Maqedoni parashihet me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
