Këto lagje të Prishtinës do mbesin pa ujë sot

Këto lagje të Prishtinës do mbesin pa ujë sot

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, problemi lidhet me një lidhje të gypit në rrugën “Ulëza”, e cila është realizuar para disa ditësh nga kontraktori i Komunës së Prishtinës. Si rrjedhojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve, që pritet rreth orës 18:00.

Pa furnizim me ujë do të mbeten këto zona:

  • Hajvalia (pjesërisht)
  • Veterniku
  • Lagjja Nic
  • Lagjja Qershia
  • Lagjja Qëndresa
  • Lagjja Priam
  • Miradi e Epërme

Nga KRU “Prishtina” kërkohet mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa theksohet se publiku do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë rast.

/Motilokal.com