Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte vendosur shenjëzime edukative në Parkun Gërmia. Qëllimi i vendosjes së tyre ka qenë që fëmijët të mund të mësojnë edhe më shumë të dhëna mbi parkun, florën dhe faunën në peizazhin e mbrojtur të Gërmisë, për të përjetuar bukuritë mahnitëse të parkut të gjitha të përshtatura me kurrikulën aktuale arsimore.

Njëra nga këto tabela me informacione mbi florën dhe faunën në peizazhin e mbrojtur të Gërmisë është dëmtuar.
Kjo është pasuri që duhet ta ruajmë, sikur pasurinë tonë personale, që brezat e ardhshëm ta njohin pasurinë tonë natyrore./Motilokal.com
