Ç’surpriza ka përgatitur moti këtë të mërkurë në Shqipëri?

Ç’surpriza ka përgatitur moti këtë të mërkurë në Shqipëri?

Moti në Shqipëri pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira që herë pas here do të hapen duke sjellë kthjellime të shkurtra, kryesisht në veri dhe në zonat qendrore.

Që në orët e para të ditës do të ketë reshje shiu në shumë pjesë të vendit, në përgjithësi të dobëta. Gjatë ditës shiu do të vazhdojë me ndërprerje, ndërsa në qendër dhe në jug mund të ketë edhe reshje më të forta në momente të caktuara, shoqëruar me shtrëngata të shkurtra.

Pas mesditës reshjet do të dobësohen gradualisht dhe do të mbeten më të përqendruara në zonat malore, ku herë pas here mund të shfaqen sërish shtrëngata të lehta.

Në Alpe dhe në verilindje, mbi lartësinë rreth 1500–1600 metra, pritet edhe reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14°C deri në 17°C.

/Motilokal.com